Kica Xhelili për ankesat e LVV-së: Nëse duan betejë, betejë do të kenë

Doarsa Kica-Xhelili, nga LDK ka reaguar pasi LVV është ankuar në PZAP për votat që LDK ka marrë me postë.
Ajo ka thënë LVV dëshiron t’i marrë 51 deputetë përmes manipulimit dhe se kjo është strategjia e tyre.
“Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal. Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE! Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë! “, ka shkruar Kixa Xhelili./21Media