Kica-Xhelili: Kam pasur presion që t’i shkarkoj anëtarët e KPM-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë sesa ka qenë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë si Kryesuese e Komisionit për Administratë Publike ka thënë se i është kërkuar që t’i shkarkojë anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media.

“Edhe fatkeqësisht me duhet të konfirmojë se ekziston një dëshirë e shprehur e pushtetit aktual për kontrollin e KPM-së. Në fakt ka qenë ndër çështje që me është kërkuar mesë shumit sa kam qenë në Grupin Parlamentar të LVV-së që kuadër të punës sime si kryetare e atij komisionin të nisë shkarkimin e anëtareve të KPM-së”, ka thënë ajo, raporton Dukagjini.

Më tutje, ajo për shkak të refuzimit të saj ka thënë se i është dashur që të ballafaqohet me anëtarët e LVV-së.

“Unë kam pas një llojë  presionin për t’i shkarkuar anëtarët e KPM-së edhe në atë kohë ka qenë beteja ime e zgjedhur për ta bërë për brenda[ Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje] ata që kanë qenë me mua e edijnë edhe edijnë anëtarë e Lëvizjes Vetëvendosje edhe anëtarë nga Partitë e tjera politike sepse e kemi pasur një mbledhje duke shkuar live, kur vazhdimisht kërkohej që të nisja shkarkimin e anëtarëve të KPM-së edhe unë jam ngritur nga ajo mbledhje edhe kam kërkuar pushim për dy minuta nëse ju kujtohet ndokujt dhe jashtë u kam thënë ju mund ta nisin shkarkimin e tyre por votën time nuk e keni”, ka sqaruar Kica-Xhelili.

Lajmet Kica-Xhelili: Kam pasur presion që t’i shkarkoj anëtarët e KPM-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>