KFOR largon barrikadat e mbetura në Jarinjë

Njësitet e KFOR-it janë duke qëndruar në Jarinjë, përkatësisht te vendi i njohur si Përroi i Zhazhës.

Aty është bërë largimi i kamionëve të mbetur që kishin shërbyer si barrikada.

Policia njoftoi sot edhe për mbylljen rrugës në drejtimin Mitrovicë – Jarinje, derisa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Kujtojmë se të martën KFOR ka larguar edhe kamionët e djegur që kishin shërbyer si barrikada tek lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Dudës”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!