KFOR: Ka pasur gjuajtje me armë afër një patrulle në Zubin Potok, s’ka të lënduar

KFOR’i ka konfirmuar se të dielën mbrëmë një patrullë e KFOR’it derisa ishte në detyrë në Zubin Potok ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të tyre.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zyra e KFOR’it për media ka treguar se të lënduar nga ky rast nuk ka.

“Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Nuk dihet se KFOR’i i cili shtet ka qenë.

Po ashtu pikërisht sonte mediat pro-regjimit të Vuçiqit kanë propaganduar që “ka përleshje në Zubin Potok mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!