KFOR-i takohet me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Kosovë

KFOR-i ka pritur sot në takim të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare që janë në Kosovë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR-i, në takim është diskutuar për të ardhmen e brezave të rinj dhe pikat e përbashkëta.

“Sot, në Kampin Villaggio Italia, Komanda Rajonale Perëndimore KFOR priti një takim të rëndësishëm ndërmjet përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve fetare të pranishme në Kosovën perëndimore, për të diskutuar në mënyrë të hapur dhe konstruktive për të ardhmen e brezave të rinj dhe për të krijuar të përbashkët pikat e reflektimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se të gjithë të pranishmit e mirëpritën iniciativën, duke shprehur njëzëri respekt dhe mirënjohje ndaj ushtarëve të kontingjentit shumëkombësh të KFOR-it.

“KFOR është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet më tej në njoftim.

Lajmet KFOR-i takohet me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>