KFOR-i i kthen përgjigje Serbisë për kërkesën që forcat serbe të kthehen në Kosovë

Përfaqësuesit e Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, në prag të Krishtlindjeve, në ora 19, në “kalimin administrativ në Merdare, nga përfaqësues të KFOR-it morën përgjigjen ndaj kërkesës për kthimi i deri në 1000 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe policisë së Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë.

Siç theksohet më tej në njoftim, “Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qëllim njohjen e Presidentit me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”.

Tani për tani nuk ka njoftim se çfarë thuhet në këtë përgjigje, por së shpejti Vuçiq pritet të dalë medeklaratë zyrtare.

Më 16 dhjetor, në Merdar, pjesëtarët e Ushtrisë Serbe i paraqitën KFOR-it kërkesën për kthimin e 1000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Kosovë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!