Kështu ndryshon tabela në Superligën e Kosovës pas javës së 32-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 32-të në AlbiMall superligën e Kosovës.
Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje tepër interesante, të cilat mund të vendosin edhe fatin e kampionatit.
Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të rëndësishme duke e mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 2-0.
Në ndeshjen tjetër, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani është ndalur në Suharekë me barazim 1-1 nga Prishtina.
Pas ndeshjeve të sotme, Drita mbetet lidere e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 66 pikë të grumbulluara, tre më shumë se skuadra e Ballkanit.

Lajmet Kështu ndryshon tabela në Superligën e Kosovës pas javës së 32-të >> Rahoveci.INFO.