Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron për liberalizimin e vizave: Republika e Kosovës, shembull i demokracisë për mbarë rajonin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

KASh thekson se viti 2024 nisi mbarë për qytetarët e Republikës së Kosovës, vit që filloi me lirinë e lëvizjes, liri e mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë.

“Si gjithmonë, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës e dëshmuan se nuk heqin dorë nga rrugëtimi drejt integrimeve euroatlantike, përkundër pengesave të shumta që dalin gjatë këtij rrugëtimi.

Republika e Kosovës, shembull i demokracisë për mbarë rajonin, realitet i dëshmuar çdo ditë e më shumë, por edhe qytetarët e saj, merituan lëvizjen e lirë për një kohë të gjatë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se integrimi i Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht anëtarësimi në NATO është veprimi më i rëndësishëm që përfundimisht do të siguronte sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, thuhet në mesazhin e urimit. /Kosova.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>