Kërkohet nga 4 shtete, Shqipëria çon kërkesën në Turqi për ekstradimin e Dritan Rexhepit

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar kërkesën Ministrisë së Drejtësisë, për ekstradimin e të shumëkërkuarit Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në Turqi tre ditë më parë.
Pavarësisht se të ashtuquajturin “Jul Cezarin” e drogës e kërkojnë edhe Italia, Britania e madhe, Spanja dhe Ekuadori, në këtë proces është edhe Shqipëria.
Ai është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në vitin 1998 në Fushë Krujë kur ishte në moshën 18-vjeçare.
Po ashtu, ai është person i kërkuar për porositjen e pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës.
Në vitin 2015 ai mori një tjetër dënim më 4 vjet burg për falsifikim dokumentesh. 43-vjeçari nuk ka vuajtur asnjë ditë ditë në vendin tonë pasi dënimet i ka marrë në mungesë.
Dritan Rexhepi me 20 vite burg është dënuar në Itali për trafik droge e më tej edhe për arratisje nga burgu. Nga qelia ka mundur të ikë edhe në Ekuador, ndërsa në Angli po ashtu kërkohet për trafik ndërkombëtar droge.
Tre ditë më parë Dritan Rexhepi u kap nga policia turke pasi kishte mbërritur në Turqi duke kaluar doganën me një pasaportë në emër të një shtetasi kolumbian. Ai u arrestua në një vilë lukzose ku ishte së bashku me bashkëshorten dhe djalin.
Tashmë gjykata turke do të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë dhe të vendos nëse Dritan Rexhepi do të ekstradohet në Shqipëri, apo në ndonjë shtet tjetër.
Lajmet Kërkohet nga 4 shtete, Shqipëria çon kërkesën në Turqi për ekstradimin e Dritan Rexhepit >> Rahoveci INFO.