Këngëtarja e madhe greke rrëzohet gjatë interpretimit në skenë, në gjendje kritike për jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një nga këngëtaret e famshme të vendit fqinj, Papadopoulou Kyriaki (Marinella), ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u rrëzua në skenë.
Marinella u rrëzua në skenën e Herodio , pak minuta pas nisjes së koncertit të saj mbrëmjen e së mërkurës, dhe po trajtohet për hemorragji cerebrale.
“Znj. Papadopoulou Kyriaki (Marinella) u dërgua me urgjencë në spital në orën 22:30 pas një episodi të fikëti. U konstatua se ajo pësoi një goditje të rëndë (gjakderdhje) dhe u transferua në ICU ku qëndron e shtruar në spital”, thuhet në njoftimin për mediat
Gjithçka ndodhi në këngën e tretë që ajo interpretoi, “Fjalët janë të panevojshme” një nga hitet e saj më të mëdha. Në vargun “O Zot, na mësove sa shumë të duam” interpretuesja 86-vjeçare u rrëzua në skenë duke i rënë të fikët dhe menjëherë stafi nxitoi për ta ndihmuar.
Lajmet Këngëtarja e madhe greke rrëzohet gjatë interpretimit në skenë, në gjendje kritike për jetën >> Rahoveci INFO.