KE-ja do të ketë një komisioner për zgjerim

Përbërja e re e Komisionit Evropian do të përfshijë një komisioner për zgjerim, njoftoi sot presidentja e këtij organi, Ursula von der Leyen.

Kjo e fundit deklaroi në Forumin Strategjik të Bled-it se çështja e zgjerimit u rikthye në “krye të agjendës politike” në mbledhjen e fundit të komisionit.

Në mbledhjen e re ky proces duhet të përshpejtohet më tej dhe të marrë “vëmendjen e plotë”.

“Prandaj, në përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila duhet të prezantohet së shpejti, do të jetë edhe një komisioner për zgjerim”, njoftoi Von der Leyen, shkruan index.hr.

Kryetarja e KE-së tha se zgjerimi është një “investim” në sigurinë evropiane dhe konkurrencën ekonomike dhe bëri të ditur se gjashtë vendet kandidate së shpejti do të prezantojnë planin e tyre të reformës, i cili do të shpërblehet me investime evropiane në vlerë totale prej gjashtë miliardë eurosh.

Lajmet KE-ja do të ketë një komisioner për zgjerim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>