KDI: Komisioni hetimor për rezervat shtetërore përfundoi mandatin ende pa filluar punën

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore ka përfunduar mandatin ende pa filluar punën.

“Sot kur Komisionit hetimor parlamentar i përfundon mandati, ai akoma nuk ka arritur të ndërtojë një plan të mirëfilltë të punës, pra nuk ka arritur të filloj hetimet, fazë kjo që në Ligjin për Hetim Parlamentar vlerësohet të jetë faza fillestare e punës hetuese. Për më tepër, tani kur kjo çështje është duke hetuar edhe nga Prokuroria Speciale, jo serioziteti, diskursi politizues dhe profesionalisht i mangët i këtij komisioni mund të cenoj vetë procesin hetues.”

KDI thotë se ligji lejon mundësinë e zgjatjes së mandatit të një komisioni hetimore, por kjo është e paarsyeshme dhe joproduktive.

“Ligji për Hetim Parlamentar përcakton mundësinë e zgjatjes së mandatit të një Komisioni Hetimor edhe pas periudhës hetuese të kufizuar në afatin 6 mujor. Porse, në kontekstin e Komisionit Hetimor për Rezerva Shtetërore, duke analizuar praktikën e deritanishme të vendosur përgjatë punës së këtij komisioni dhe faktin se lënda tashmë është në hetim nga organet e drejtësisë, mundësia e  vazhdimit të mandatit vlerësohet jo e arsyeshme dhe jo produktive.”

KDI ka treguar se si ka pasur vështirësi për funksionializimin e këtij komisioni.

“Në seancën e 21 shtatorit të vitit 2023, me kërkesën e 41 deputetëve opozitarë dhe votën e 69 deputetëve, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për të hetuar dyshimet mbi aferën korruptive në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, e njohur si “Rezervat shtetërore”. Që nga vendimi i Kuvendit, Komisioni është ndeshur me vështirësi për t’u funksionalizuar. Deputetët e shumicës parlamentare, me pretekstin e “mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare” nga subjektet opozitare, për më shumë se dy muaj, bojkotuan mbledhjen themeluese duke pamundësuar fillimin e punës së komisionit. Për më tepër, qasja e tyre edhe pas fillimit të pjesëmarrjes në mbledhje ishte penguese dhe në thelb joprofesionale.

Ngjashëm, në dëmtimin e cilësisë se punës hetimore të këtij Komisioni, ka ndikuar edhe qasja e deputetëve opozitarë e mbizotëruar nga politizimi. Me gjithë faktin që Komisioni ka mbajtur 10 mbledhje, puna e tij në asnjë periudhë nuk ka përkuar me synimet e realizimit të një hetimi objektiv të bazuar në fakte, pasi ishte tërësisht e dominuar nga tendencat partiake dhe akuzat e ndërsjella. Diskursi brenda komisionit ishte i rënduar me cilësime politike jo-parlamentare ndërmjet deputetëve dhe rrallëherë në frymën e trajtimit të temës për të cilën ky komision ishte formuar, pra hetimin e dyshimeve për korrupsion me rezervat shtetërore.”

Lajmet KDI: Komisioni hetimor për rezervat shtetërore përfundoi mandatin ende pa filluar punën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>