KB Peja paralajmëron Trepçën me këtë postim

Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale së “Play Off”-it, mes Pejës e Trepçës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën sportive “Karagaçi”, nga ora 17:00.
Pak orë para fillimit të kësaj ndeshje, klubi i Pejës ka bërë një tjetër paralajmërim.
Faqja zyrtare e klubit pejan ka publikuar një fotografi nga një ballkon shtëpie, ku shihet një flamur i vendosur, në të cilin shkruan: “Perëndimi i egër”.
Postimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):
“Po vijmë egërr, hajde përjeto !
Ah sa të du moj Pejë, #ZemraRrehMeTy sosht veq badihava !
#ËildËest2023″.
Kujtojmë se për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat dhe atmosfera pritët të jetë në kulmin e saj.
Lajmet KB Peja paralajmëron Trepçën me këtë postim >> Rahoveci.INFO.