KB Peja e “provokon” KB Trepçën para ndeshjes

KB Peja të mërkurën pasdite ka dalë me një njoftim për ndeshjen që do ta ketë të enjten ndaj Trepçës në “Minatori”.
Peja synon ta fitojë ndeshjen e tretë finale. Por, në njoftim “thumboi” Trepçën.
Trepça ka fituar ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit, ndërsa të dytën Peja.
Peja ka shkruar se kundërshtari e ka treguar forcën në disa mënyra duke e thumbuar.
“Dashamirë të basketbollit, ju njoftojmë që, klubi i basketbollit Peja merr rrugën nesër për Mitrovicë, me qëllimin që të triumfojë në Finalen e tretë. Jemi shumë të motivuar dhe përqendruar për të zhvilluar lojë të bukur basketbolli e të njëjtën kohë edhe lojë të duhur e cila na ndihmon në arritjen e qëllimeve tona. Jemi të vetëdijshëm që nuk do jetë përballje e lehtë, po ashtu, kemi parasysh forcën e një kundërshtari i cili gjatë këtij edicioni ta treguar fuqinë e vet në shumë mënyra. Besojmë, se në përballjen tonë me Trepçën, do i dhurojmë qyteteve të Kosovës e po ashtu edhe të Ballkanit një ndeshje basketbolli spektakolare”, shkruan në njoftimin e KB Pejës.
Lajmet KB Peja e “provokon” KB Trepçën para ndeshjes >> Rahoveci.INFO.