Kate Middleton shtrohet me urgjencë në spital

Bashkëshortja e Princ William, dukesha Kate Middleton është shtruar urgjentisht në spital për shkak të një rënie drastike në peshë. Lajmi është i bërë i ditur nga revista Neue Post, pasi sipas së cilës pas tre shtatzënive kishte pësuar një rënie shqetësuese në peshë. Madje përflitet se Kate peshon  vetëm 47 kg.

Sipas burimeve thuhet se arsyeja është për disa mosmarrëveshje me Camilla. Duket se gruaja e mbretit Çarls po përpiqet me çdo mënyrë ta mbajë larg Katerinën dhe ka përfshirë edhe prindërit e dukeshës, të cilët madje detyrohen të hyjnë nga dera e pasme kur të mbërrijnë në Pallat. Për të mos përmendur zbulimet e bëra nga Harry në librin e tij të fundit “Spare”.

Aq më tepër nëse merrni parasysh hulumtimin e Ipsos. Ky i fundit në fakt pretendon se princat e Uellsit nuk do të dilnin plotësisht të padëmtuar nga zbulimet e rënda të Princit Harry. Të dy, në fakt, kanë humbur disa pikë popullariteti: Uilliami ka humbur 8 pikë konsensusi dhe gruaja e tij, 7. Të mjaftueshme për të trishtuar bashkëshorten e ardhshme të Mbretëreshës, e cila do të paguante për situatën e rëndë edhe nga pikëpamja fizike. Megjithatë, ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Buckingham Palace.

Lajmet Kate Middleton shtrohet me urgjencë në spital >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!