Kastriot Grajqevci paralajmëron masa ligjore ndaj Ylli Demaj dhe Yllka Kuqi për këngën “Hajde luj qyqek”
Autori i këngës, “Hajde luj qyqek”, Kastriot Grajqevci, tha se do të padisë këngëtarët Yllka Kuçin e Ylli Demajn, për vjedhjen e këngës si dhe për shitjen e saj në Serbi.
Ai, në këtë emision “Ftohtë e Nxehtë” në Rahoveci INFO foli për shumë tema ndër të tjera edhe për hitin e tij “Hajde luj qyqek”, ku për këtë këngë paralajmëroi fshirjen nga platforma e “YouTube-s” për ata që e kanë marrë pa autorizim.
“Dmth qyqeku ko me met veç kujna i kam dhonë drejt unë. Përndryshe, krejt tjerëve ju nalet. Qyqeku brenda një muje, dy muje ju nalet kushdo që e ka marrë pa autorizim”, tha ai.
“Përveçse e kanë bo damin më të madh këtu, janë shku e kanë shitë në Serbi këngën tem domethënë është një problem shumë serioz, ata persona që e kanë shitë këngën pa të drejta autoriale”, tha ai kur paralajmëroi padi për këngëtarët./21Media