Kasapolli thotë se Trump do të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

(Lajm i përditësuar)


Kasapolli thotë se Trump do të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Analisti Gëzim Kasapolli tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se beson se Trump do të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes së Washingonit”.

“Ajo marrëveshje duhet të vihet në zbatim sepse e vetmja kosoto që e ka paguar Trump është njohja nga izraeli dhe e gjitha ka mbetur pezull, duke e njohur egon e Trump ai do të insistojë në atë marrëveshje.”, tha Kasapolli


Kasapolli thirrje opozitës që ta mbështesin Kurtin ta formojë qeverinë: Le ta bartë barrën e përgjegjësisë

Analisti Gëzim Kasapolli në emsionin “Click” në RTV21 i bëri thirrje opozitës që të ta mbështetsin Kurtit ta krijojë qeverinë  e re.

“ta bartë barrën e përgjegjësisë se çka ka krijuar deri tani “, tha ai.

Më tej Kasapolli shtoi se Qeveria e Kurti duhet të vihet para aktit të kryer.

“ Unë e besoj se që në muajin e parë ajo do të dështojë, por dua që populli ta sheh që dështoi sepse Kurti ka prishur të gjitha marrëdhëniet me aleatët”, tha ai.

“Budallallëku duhe të paguhet…..baballarët serbë kanë thënë se ne do të kthehemi në Kosovë kur Kosova të prish raporet me perëndimin”, tha ai.


Kasapolli: Çka do të ndodhte nëse për Kosovën do të diskutonin vetëm Vuçiq dhe Trump?

Ish ambasadori Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 tha zhvillimet në politike në arenën ndërkombëtare sidomos në 48 orët e fundit do të kenë ndikim në Kosovë.

Ai në tha se Kosova është në një mjegull për këto ndryshime dhe po merret me numërimin e votave .

“Këto ndryshime mund të kenë ndikim direkt në vet ekzistencën e shtetit të Kosovës”, tha Kasapolli.

Sipas tij të gjithë janë pro ndaljes së luftës në Ukrainë, por Kasapolli e konsideroi si shqetësuese mënyrën se si po tentohet të ndalet kjo luftë.

“Paqe po por me çfarë çmimi, zoti Trump dhe Putin janë ata të cilët vendosin për fatin e Ukrainës dhe të luftës kjo e bën shqetësuese pozicionin tonë…çka do të ndodhte që për çështjen e Kosovës do të uleshin Vuçiq dhe Trump pa Kosovën”, tha ai./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker