Kasapolli: Kurti ka tendenca që të zvarrisë këtë proces sa më shumë që është e mundur

(Lajm i përditësuar)


Kasapolli: Kurti ka tendenca që të zvarrisë këtë proces sa më shumë që është e mundur

Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me zvarritjen e krijimit të qeverisë ai tha se Kurti ka tendenca që të zhvarrisë këtë proces sa më shumë që është e mundur me qëllim.

Kasapolli beson se kjo mund të ndodhë deri tek zgjedhjet e presidentes apo presidentit.

“Në këtë lojë politike e cila po bëhet përshkak të mos ekzistences së dëshires, vullnetit dhe gatishmërisë së partisë e cila ka fituar shumicën 42%-in që të hyjë në marrëveshje me ndonjë subjekt politik në kuptim të ofertës së qartë apo edhe të pranimit të JO-së së qartë nga subjektet tjera politike, tregon që Kurti ka tendenca që të zhvarrisë këtë proces sa më shumë që është e mundur me qëllim që atë karrige të kryeministrit mos ta lëshojë deri në momentin, unë besoj që jo vetëm të zgjedhjeve lokale por deri në zgjedhjet e presidentes apo presidentit”, deklaroi ai. /Rahoveci INFO


Kasapolli: Kurti ende po vazhdon të funksionojë me logjikën e 51%-shit të mandatit të kaluar

Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin tha se ai e konsideron vetën shumicë.

Kasapolli vlersëson se Kurti ende po beson që është kryeministër i 51%-shit të mandatit të kaluar.

“Ai e konsideron vetën shumicë, por më duket nganjëherë që Kurti ende po vazhdon të funksionojë me logjikën e 51% të mandatit të kaluar. Kurti ende po beson që është kryeministër i 51% ndodhë që kjo ka ndryshuar në vitin 2025. Sot në Kuvendin e Kosovës, Kurti nuk është në shumicë”, deklaroi ai. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker