Kasapolli: Albin ‘baba’ dhe 110 deputetët e tij nuk po arrinë deri te masa që e pretendojnë

(Lajm i përditësuar)
Kasapolli: Albin ‘baba’ dhe 110 deputetët e tij nuk po arrinë deri te masa që e pretendojnë
Ish diplomati Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 komentoi gjuhën e partive politike në zgjedhje.
Sa i përket Kurtit tha se po i duket se është në opozitë sepse sipas Kasapollit po vjen me të njëjtat akuza me të cilat ka ardhë në pushtet në vitin 2021.
Derisa për partitë opozitare LDK, PDK dhe AAK tha se gjuha e tyre është reagim i asaj se çka po thotë Kurti, duke shtuar se sipas tij kjo po e tensionon Vetëvendosjen.
“Këto subjekte politike po janë në gjendje që ta sfidojnë Kurtin në atë se çka ka ndodhë gjat ëkëtyre katër viteve me argumente. Do të thotë se propaganda me të cilën ka ardhë Zoti Kurti në pushtet më nuk po funksionon për shkak se tash kemi edhe parametra matës…kjo ka ndikuar në ashpërsinë dhe britmat e Kurti që kanë filluar të bëhet shterruese në kuptim të zërit…Albin baba siç po e quajnë këta dhe 100 deputetët e vet besoj se nuk po mund të arrijnë ta përçojnë mesazhin dhe nuk po kanë sukses që të arrijnë deri të ajo masë dhe grup të cilin këta e pretendojnë, dhe partitë opozitare me një mature dhe disa plane të cilat dua të them që disa janë të realizueshme por nganjëherë edhe të formës dëshirore por që me një mendësi krejt tjetër po mundohen të ia transmetojnë qytetarëve meshazhet e veta…besoj që është koha që të merremi me vetën dhe të dëgjojmë edhe aleatët se çka po na thojnë”, tha Kasapolli.
Kasapolli: Deklarata e Konjufcës për Grenellin është fëmijërore , tregon papjekuri politike
Ish diplomati Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 e vlersoi si naïve dhe fëmijërorë deklaratën e Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca për Richard Grenell .
“Tregon papjekuri politike të zotit Konjufca dhe njëfarë forme zoti Konjufca gjithmonë e ka luajtur rolin e njëfar balancuesi së paku është përpjekur të luaj rolin e një balancuesi dhe pikërisht kjo dekalratë është dëshmi e mospjekurisë diplomatike të kësaj kaste politike e cila e ka dëshmuar se e ka keqkuptuar të bërit politikë lokale dhe ndërkombëtare”, tha Kasapolli./21Media