Kaq votues kanë të drejtë vote në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar raportin jopërfundimtar të Listës së Votuesve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas këtij raporti, numri jopërfundimtar i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 46 mijë e 248 votues apo 1 mijë e 153 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune të cilat janë mbajtur më 23 prill 2023, ndërsa numri i përgjithshëm i qendrave të votimit është 44.

“Numri total i votuesve për këtë proces të votimit janë 46 mijë 248 votues në tërësi. Leposaviqi është me 13 mijë e 639 votues, Zubin Potoku me 6 mijë e 862 votues, Zveçani me 7 mijë e 201 votues dhe Mitrovica e Veriut me 18 mijë e 546 votues. Në krahasim me zgjedhjet që janë mbajtur në prill të vitit të kaluar numri i përgjithshëm është rritur me 1 mijë e 153 votues. Sigurisht në kuadër të kësaj rritje hyn kategoria që kanë mbushur 18 vjet gjatë kësaj periudhë kohore”, tha anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani.

Po ashtu,me qëllim të funksionalizimit të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, janë caktuar Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së.

Lidhur me këtë, në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për emërimin e rreth 20 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, por që mund të plotësohet gjatë ditëve në vazhdim.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (2023) KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së.

Lajmet Kaq votues kanë të drejtë vote në komunat veriore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>