Kaplohet nga zjarri një banesë në Podujevë


Një banesë në Podujevë është kapluar nga flakët disa orë më parë.
Në fotot e dërguara nga një lexues i Rahoveci.info, shihet zjarri në ballkonin e një banese në qendër të Komunës së Podujevës.
Policia e Kosovës ende nuk ka konfirmuar rastin dhe nuk dihet nëse ka të lënduar nga zjarri.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.