Kapitenia e kombëtares kuqezi prezantohet tek skuadra e madhe turke

Rekordmenia e futbollit shqiptar të femrave, njëkohësisht dhe kapitenia e kombëtares kuqezi, Megi Doçi, do e vijojë karrierën e saj tek skuadra turke e Galatasaray.

Përmes një njoftimi zyrtar, Doçi është prezantuar në kompleksin Ali Sami Yen nga anëtari i Bordit të Klubit Sportiv të Galatasaray, Emir Aral.

Në njoftimin e klubit thuhet se 27-vjeçarja ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit, por ndër të tjera cilësohen disa nga rekordet që ajo ka arritur në Shqipëri me Vllazninë.

Sulmuesja kuqezi numëron 11 tituj kampion dhe 10 Kupa të Shqipërisë, ndërkohë që në sezonin 2019-2020 arriti që të shënojë 88 gola duke fituar këpucën e artë.

Doçi ka fituar në dy sezonet e fundit Topin e Artë, ndërkohë që numëron me dhjetra çmime individuale në kampionatin shqiptar.

“Së pari, jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua të vij në një komunitet të madh si Galatasaray. Kam luajtur më parë në Champions League. Dua të bëhem kampion në Galatasaray dhe të shkoj në Champions League”, tha Doçi në prezantim.

Lajmet Kapitenia e kombëtares kuqezi prezantohet tek skuadra e madhe turke >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>