Kapiteni i kombëtares, Gjimshiti: Kualifikimi në europian, ndjesi e papërshkrueshme!

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u shpreh i kënaqur pas barazimit 1-1 me Moldavinë, rezultat ky që solli biletën për në Euro 2024.

Kualifikimin në Europian Gjimshiti e quajti ëndërr të bërë realitet, ndërsa fjalë zemre përcolli për tifozët e kombëtares të cilët këtë edicion kualifikuesesh kanë qenë të jashtëzakonshëm.

“Përjetim i papërshkrueshëm. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Një pikë na çoi në Europian, jemi të gjithë të lumtur. Sa shumë shqiptarë që kishte në stadium, i falenderoj shumë të gjithë. Kemi tifozët më të mirë në botë.

E kemi kuptuar që do të shkonim në Europian, kur fituam me Çekinë 3-0, ajo na dha vetëbesim. E menduam të gjithë që ishim të kualifikuar, por duhet të ishim të gjithë me këmbë në tokë. Gjithçka u arrit.

Edhe herën e fundit isha në eliminatore, pastaj nuk shkova në Europian, të presim (qesh). Rëndësi ka të kemi shëndetin. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe të ndjejmë atë emocion”, u shpreh Gjimshiti.

Lajmet Kapiteni i kombëtares, Gjimshiti: Kualifikimi në europian, ndjesi e papërshkrueshme! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>