“Kaos” në Strazhë, veturat ngecin pas reshjeve të borës!

Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion në Strazhë, përcjell TV21. Shumë makina kanë ngecur pas reshjeve të shumta të borës në këtë pjesë të vendit, ndërsa ka edhe kamionë që kanë ndaluar në rrugë për shkak të reshjeve.

Kujtojmë se për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Gostivar – Kërçovë, përmes kalimit malor të Strazhës.

Siç njofton LAAM, ndalesa vlen edhe për drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër e vendosur nga ora 15:25.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker