Kane po kërkon rikthimin në Ligën Premier, zbulohet klubi të cilit ai preferon t’i bashkohet

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, raportohet se po kërkon largimin nga Gjermania dhe po synon rikthimin sensacional në Ligën Premier.
31-vjeçari bëri emër në Ligën Premier gjatë kohës sa ishte pjesë e Tottenhamit, ku në 320 paraqitje për ta arriti të shënojë 213 gola.
Më mirë se Kane në këtë aspekt ka qenë vetëm Alan Shearer, i cili ka realizuar 260 gola në Ligën Premier.
Pavarësisht se duket që ai po e shijon jetën në Gjermani, është raportuar se reprezentuesi anglez do të donte ta bëntë rikthimin shokues në vendlindje.
Siç ka raportuar medium spanjoll El Nacional, personat afër Kane kanë thënë se ai po e konsideron seriozisht mundësinë e rikthimit në Angli për ta mbyllur karrierën.
Është sugjeruar se Liverpooli është favorit për të siguruar shërbimet e ish-lojtarit të Leicester Cityt, me ‘Të Kuqtë’ që po synojnë të shtojnë më shumë opsione në fazën ofanzive.
Raporti gjithashtu citon se destinacioni i preferuar i Kane për momentin është ‘Anfield’.