Kampioni pushton kreun e tabelës

Në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani e ka mposhtur Malishevën me rezultat 1-0.

Goli i sulmuesit, Sunday Adetunji, ka rezultuar vendimtar në përballjen ndaj Malishevës, triumf pas të cilit Ballkani ka rikthyer vendin e parë me 25 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë.

Pas këtij ballafaqimi, Ballkani ka rrumbullaksuar plot 731 ditë kalendarike, pa u mposhtur në ndeshjet si vendas.

Malisheva nga ana tjetër pas kësaj humbje mbetet në vendin e tretë me 22 pikë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker