Kalon në Komisionin për Legjislacion, Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin e pasurisë
Ka kaluar në parim në Komisionin për Legjislacion, projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“I falenderoj anëtarët e Komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji të rëndësishëm që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve.”, ka njoftuar Haxhiu./21Media