Kallas: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane.
Ajo këto komente i ka dhënë në rrjetin social X ku ka folur për qëndrimin e saj në Romë.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane. Siguria jonë është e pandashme. Bashkëpunimi ynë është thelbësor”.
“Sot në Romë, nënvizova këtë perspektivë të përbashkët të sigurisë dhe shpresën tonë për përparim të vërtetë në pesë vitet e ardhshme në zgjerimin e BE-së, bazuar në progresin me reformat”, shkruan Kallas.