Kadriaj: Jemi për qeveri të opozitës, por përgjegjësia më e madhe i takon PDK-së e LDK-së

(Lajm i përditësuar)


Kadriaj: Jemi për qeveri të opozitës, por përgjegjësia më e madhe i takon PDK-së e LDK-së

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21, shprehu gatishmërinë e subjektit politik ku ajo bën pjesë për koalicion me ish-opozitën.
Por në këtë drejtim, ajo tha se është mirë që të ndërmarrin veprime partitë që kanë marrë më shumë vota.

“Meqenëse jemi partia e tretë, mendoj që më shumë duhet të angazhohen PDK-ja dhe LDK-ja. Ne e kemi bërë të qartë: jemi t’i bashkërenditim qëndrimet me partitë opozitare dhe me partitë jo shumicë, jo serbe, në mënyrë që të formohet një qeveri. Mirëpo duhet të ketë bashkërendim të të gjitha partive. Në këtë rast, përgjegjësia më e madhe – sepse në Kuvendin e Kosovës forca matet me votat që i ke – i takon PDK-së dhe LDK-së”, tha ajo.


“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selimin e Bogujevcin, për kandidatë do të diskutojmë

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa grup parlamentar, do ta ftojnë në grupin e tyre.

Sa i përket votimit të kandidates për kryetare të Kuvendit, Kadriaj përsëriti se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun, përveç nëse propozohen Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.

“Ne do t’i votojmë këto dy kandidate. Për kandidatë të tjerë, në fakt, nuk kemi diskutuar, mirëpo në momentin që hidhen në votim këto dy kandidate, ne pa hezitim do t’i votojmë. Nëse ka kandidat tjetër, do të diskutojmë dhe vendosim. Normalisht, nuk votojmë ndonjë figurë e cila nuk është unifikuese”, tha ajo.


“Pa Nismën, AAK s’do ta kalonte pragun” – Kadriaj: Këto janë fore të Kurtit

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e liderit të LVV-së, Albin Kurti, i cili tha se AAK nuk do të mund ta kalonte pragun pa Nismën.
Kadriaj i quajti “fore” këto komente të Kurtit.

“Këto janë fore të zotit Albin Kurti, meqenëse s’po ka përgjegje për ato detyrat që i ka të përcaktuara dhe që duhet ta formojë shumicën. Tash duhet të merret me partitë tjera – dikë e do në koalicion, dikë s’e do, dikush s’po mund ta kalojë pragun”, tha ajo.

Kadriaj shtoi se AAK nuk e ka pasur asnjëherë të rrezikuar pragun. Ajo përmendi se arritën të mbijetonin edhe pa liderin e tyre, Ramush Haradinaj, kur ai ishte në Hagë./Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker