Kadaj – Muratit: Të shkoi mandati t’u shqyrtu, Qeveria s’ka orar kur bëhet fjalë për shtetin

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka kritikuar publikimin e menjëhershëm të kërkesës së Presidentes për tarfikën ndaj SHBA-së, duke insistuar se këto çështje duhet të trajtohen larg mediave.

Kadaj-Bujupi ka thënë se, kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme për shtetin, nuk mund të ketë orar zyrtar, dhe ka ironizuar me statusin e Muratit mbi kohën e pranuar të kërkesës nga Presidentja.

“Ministri i Financave në detyrë qenka ankuar që Kryeministri ka marrë një shkresë nga Presidentja pas orarit të punës. Po qysh bre, a mbyllet Qeveria në ora 16:00? Kur është puna për vendime të rëndësishme për shtetin, s’ka orar zyrtar,” shkroi ajo në postimin e saj në rrjetet sociale.

Kadaj-Bujupi ka kritikuar edhe  vonesat në marrjen e vendimeve nga ana e Qeverisë, duke theksuar se Ministri Murati ka pasur kohë për të shqyrtuar çështjen e tarifave që nga viti 2023, por ka neglizhuar çështje shumë më të rëndësishme, si përfitimet për invalidët e luftës dhe mundësitë e investimeve me Katarin, një prej aleatëve kryesorë të Shteteve të Bashkuara.

“Na paska njoftuar se prej 2023-ës e paska ‘shqyrtuar’ këtë propozim. Paskemi prit boll atëherë! Ama për disa çështje paska kohë të shqyrtojë sa të dojë, e për disa tjera s’po ngutët hiç. Për invalidët e luftës, për shembull, iu dasht me u marrë me buxhetin për proteza, derisa njerëzit kanë mbetur në shtrat, duke pritur për një shërbim… Qenka i shpejtë vetëm kur i konvenon! E marrëveshjet me Katarin? Një prej aleatëve më të mëdhenj të Amerikës, me potencial të madh për investime? Edhe ato i ke mbyllur në sirtar, duke pritur mos po shqyrtohen vetë,” tha ajo, duke e kritikuar Ministrin Murati për mungesën e veprimit konkret./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker