“Ka nxitur Amerikën të shpenzonte 350 miliardë dollarë”, Trump quan Zelenskyn ‘diktator’: Unë e dua Ukrainën, por…
Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur homologun ukrainas Volodymyr Zelensky një “diktator” në një postim në Truth Social.
Presidenti amerikan tha se homologu i tij ukrainas kishte bërë një “punë të tmerrshme” dhe se “më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend”, referuar postit të tij si president.
“Unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe miliona kanë vdekur pa qenë nevoja”, ka shkruar Trump.
Ai tha se Zelensky, të cilin ai e quajti një “komedian modest i suksesshëm”, e kishte nxitur Amerikën të shpenzonte 350 miliardë dollarë për të “shkuar në një luftë që nuk mund të fitohej”.
Lajmet “Ka nxitur Amerikën të shpenzonte 350 miliardë dollarë”, Trump quan Zelenskyn ‘diktator’: Unë e dua Ukrainën, por… >> Rahoveci INFO.