Ka ikur nga shtëpia? Meta tregon aksidentalisht hotelin me 5 yje ku po jeton (FOTO+VIDEO)

Rahoveci INFO ka mësuar nga burime të besueshme se kryetari i Partisë së Lirisë, ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk jeton më në shtëpinë e tij me familjen, djalin, 2 vajzat dhe bashkëshorten Monika Kryemadhi.

Prej ditësh kishte zëra se Meta jetonte në një hotel luksoz me pesë yje në kryeqytet, në një prej zonave më të “privilegjuara” të Tiranës. Lajme të kësaj natyre kanë qarkulluar edhe në portale disa herë, por mungonte një konfirmim zyrtar, qoftë edhe një pohim ose mohim nga vetë Meta.

Mirëpo, mëngjesin e të shtunës, duket se Ilir Meta i ka vënë vulën të gjitha dyshimeve dhe zhurmnajës që qarkullonte nëpër tavolinat e gazetarëve.

Kryetari i PL ka shpërndarë pikërisht pamjet nga ky hotel që ndodhet në zonën e Liqenit të Thatë dhe njihet si më luksozi në kryeqytet.

Që në orët e para të mëngjesit, teksa përgatitej për Konventën e Partisë së Lirisë, Meta ka ndarë pamjet nga hoteli teksa shfaqet me veshje shtëpie, në orët e para të mëngjesit.

Meta është larguar nga apartamenti ku jetonte me Kryemadhin dhe fëmijët disa javë më parë. Vetë Kryemadhi tha se jeton në apartamentin që është në emër të nënës së saj, apartament ky që ka qenë edhe pjesë e kontrollit nga agjentët e SPAK.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Ilir Meta po kalon ditët dhe netët në një hotel luksoz, pjesë e në brandi të njohur ndërkombëtar i cili prej dy vitesh ndodhet edhe në Tiranë.

Përplasjet në familje

Ilir Meta, por edhe Monika Kryemadhi kanë pranuar se raporti i tyre bashkëshortor dhe familjar, është në krizë. Meta akuzon Kryemadhin se ka bërë gabime në politikë kur ishte kryetare e LSI. Atë kohë, Meta ishte president. Kryemadhi, në bashkëpunim me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, vendosën djegien e mandateve në shkurt të vitit 2019. Disa muaj më pas ata braktisën edhe zgjedhjet bashkiake.

Këto vendime fataliste bënë që opozita pothuajse të shkrihej nga pikëpamja institucionale, ndërsa i gjithë pushteti u përqëndrua në një dorë, atë të Edi Ramës. Sot kur Ilir Meta ka lënë detyrën e kryetarit të shtetit dhe ka marrë partinë, të cilës i ndryshoi emrin në Parti e Lirisë, fajëson bashkëshorten e tij për ato vendime të cilat sipas tij kanë çimentuar Edi Ramën në pushtet.

Hetimet e SPAK

Mirëpo, problemet familjare në çiftin Meta-Kryemadhi nuk lidhen vetëm me vendimet e gabuara politike dhe fataliste të të shkuarës. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ndodhen në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se prokurorët e SPAK kanë në dorë 3 dosje për Ilir Metën, atë për aferën CEZ/DIA, lobimin në SHBA dhe pasuritë e pajustifikuara. SPAK po kryen hetime intensive, ndërsa para prokurorëve kanë dhënë dëshmi edhe vetë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, madje edhe nëna e kësaj të fundit.

Prej disa javësh, kryetari i PL, Ilir Meta po sulmon me një retorikë të ashpër politike kreun e SPAK, Altin Dumani. Sulm i cili mendohet se lidhet pikërisht me statusin e pritshëm të Metës para drejtësisë.

Lajmet Ka ikur nga shtëpia? Meta tregon aksidentalisht hotelin me 5 yje ku po jeton (FOTO+VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>