Juventusi, një nga opsionet për Zidane

Juventusi është një nga opsionet për të ardhmen e Zinedine Zidane, i cili nuk pritet që të emërohet trajner i Francës pasi Didier Deschamps raportohet se do të vazhdojë punën e tij.

Zidane, një ish-yll i Juventusit, ka qenë i lidhur me “Gjelatë që nga largimi i Real Madridit vitin e kaluar.

Megjithatë, ecuria e Francës në Kupën e Botës “Katar 2022”, duket se e ka bindur Federatën e Futbollit të Francës t’i ofrojë Deschampsit një kontratë të re.

Dhe, sipas “L’Equipe”, Zidane do të kërkojë një mundësi të re dhe të rikthehet në krye të ndonjë skuadre. Juventusi thuhet se është ndër opsionet e tij.

Massimiliano Allegri ka një kontratë deri në qershor të vitit 2025, por e ardhmja e tij mbetet e pasigurt, veçanërisht pasi i gjithë bordi i drejtorëve, përfshirë Andrea Agnelli, dhanë dorëheqje muajin e kaluar.

Megjithatë, gazeta franceze thekson se zgjedhja e një klubi të ri dhe konkretisht Juventusi nuk është prioritet për Zizou, i cili do të bëjë vlerësimin e tij për mundësitë e mundshme në muajt e ardhshëm.

50-vjeçari do t’i japë prioritet ligave dhe vendeve që ai i njeh mirë, kështu që Italia dhe Seria A janë në listën e tij./Rahoveci INFO/

Lajmet Juventusi, një nga opsionet për Zidane >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!