Juventusi gati të blejë sulmuesin e kombëtares shqiptare

Juventus po ndjek me vëmendje sulmuesin shqiptar të Cesena-s, Christian Shpendi. Bardhezinjtë e kanë ndjekur me disa zbulues talentesh në javët e fundit dhe prania e tij te Manuzzi nuk ka kaluar pa u vënë re.
Shpendi është gjithashtu një nga emrat që Fiorentina po monitoron për verën e ardhshme, e njëjta gjë vlen edhe për Napolin.
Lojtarin po e monitorojnë edhe disa ekipe angleze dhe për këtë arsye Juventusi do të donte të përshpejtonte gjërat duke e blerë në janar dhe më pas duke e lënë në huazim te Romagna deri në fund të kampionatit.