Juventus shpëton nga humbja e parë pas kthesës së madhe në Serie A

Juventusi gati ka pësuar humbje të papritur sot nga Bologna në “Allianz Arena”, por në fund shpëtoi duke luajtur baras 2:2.

Dukej se do të ishte humbja e parë për “Zonjën e Vjetër”, pas 15 xhirosh në edicionin e ri të garave në Serie A, por Samuel Mbangula i shpëtoi “bardh-e-zinjtë” për barazimin e katër rresht.

Dan Ndoye shënoi për Bologna, pas asistimit të Emil Holm në minutën e 30-të.

Mysafirët shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë tundën edhe një herë rrjetën vendëse. Autor i golit ishte Tommaso Pobega, pas asistimit të Santiago Castro.

Juventus zvogëloi avantazhin e Bologna me golin e Teun Koopmeiners pas asistimit të Danilo, në minutën e 62-të, ndërsa Samuel Mbangula shpëtoi ekipin nga humbja e parë në minutën e dytë të kohës shtesë për epilogun 2:2.

Bologna, e cila ka një ndeshje më pak, renditet e teta në tabelë me 22 pikë, pesë më pak se Juventus në pozitën e gjashtë. Prin Atalanta me 34 pikë, pasuar nga Napoli me 32, Inter 31, Fiorentina 28.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Genoa dhe Torino ndanë pikët duke luajtur pa gola 0:0.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker