​Juventus humb pikë të rëndësishme në luftën për Ligën e Kampionëve në minutën 96

Juventus ishte në prag të fitores së madhe në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve, por Lazio barazoi në kohën shtesë.

Ndeshja pati një rëndësi të madhe për të dyja skuadrat pasi u futën këtë fundjavë të barabarta në vendin e katërt me 63 pikë, së bashku me Romën.

Lazio ishte pa Elseid Hysaj të pezulluar dhe të lënduarit Nuno Tavares dhe Patricio, ndërsa te Juventus munguan Teun Koopmeiners, Lloyd Kelly, Andrea Cambias, Gleison Bremer, Juan Cabal, Arkadiusz Milik dhe Kenan Yildiz të pezulluar.

Kolo Muani solli Zonjën e Vjetër në epërsi në minutën e 51-të. Juventus mbeti me një lojtar më pak në fushë nëntë minuta më vonë, pasi Pierre Kalulu u përjashtua me karton të kuq, pasi goditi me grusht Taty Castellanos.

Lazio filloi menjëherë të ushtronte presion dhe në kohën shtesë Matias Vecino shënoi gol nga afërsia për epilogun 1:1.

Në ndeshjen tjetër të xhiros së 36-të në Serie A, skuadra Como 1907 mposhti si vendës Cagliari me rezultat 3:1. Sonte luajnë edhe Empoli-Parma. Lideri Napoli nesër pret si vendës Genoa, ndërsa Interi, rivali kryesor për titull të kampionit, udhëton në Torino.

Tri xhiro para përfundimit të edicionit të garave në elitën e futbollit italian, skuadra Napoli udhëheq me 77 pikë, tri më shumë se Interi në pozitën e dytë. Atalanta renditet e treta me 68 pikë. Juventus e Lazio kanë nga 64 pikë. Roma është e gjashta me 63 pikë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker