Joseph: Kurti e pranoi përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit, tani thotë e dua…

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph në një intervistë për RTV21 ka folur për insistimin e Kryeministrit Albin Kurti për një draft -statut të ri edhe pse përmbajtjes së propozimit evropian i kishte thënë po.

“Kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen, pranoi fjalët e statutit. Ishte forma rreth së cilës ai kishte shqetësime. Forma duhet të kishte blloqe nënshkrimesh. Kështu që ai pranoi përmbajtjen, por kishte një rezervë për formën, që e kuptoj. Por nuk e kuptoj tani, në qoftë se ju e pranuat përmbajtjen, si mund të thoni tani: Oh, dua të bëjë një statut tjetër. Këtë nuk e kuptoj” ka thënë Joseph. Profesori amerikan i është referuar ngjarjes së vitit të kaluar në Bruksel kur krerë të tre shteteve të BE’së Francës, Gjermanisë e Italisë kishin zhvilluar takime me Kurtin e Vuçiqin.

Joseph thotë se i jep të drejtë Kurtit për nënshkrimin.

“Mendoj se është e arsyeshme që kryeministri Kurti të kërkojë nënshkrim. Për mendimin tim, kjo është plotësisht e arsyeshme. Kemi parë çfarë bëri Presidenti Vuçiq, pas gjithë kësaj dhe kështu me radhë, dhe normalisht ju e bëni këtë. Duhet të kujtoni se presidenti Vuçiq nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit megjithëse pak ndryshe, por ai nënshkroi. Dhe kështu mendoj që është në rregull”, ka thënë Joseph.

Lajmet Joseph: Kurti e pranoi përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit, tani thotë e dua… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>