Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë

Lulzim Kamberi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, me arsyetimin se është penguar në avancimin e kësaj klinike.

Në një email drejtuar mediave, Kamberi ka thënë të mërkurën se do të dorëhiqet për t’u përkushtuar në punë profesionale, duke thënë se shpreson që dorëheqja të ndikojë në vetëdijësimin e shoqërisë për funksionalizim të mëtejmë.

“Tani kur Klinika e Kardiologjisë ‘lundron’ në ujëra më të qeta, do të tërhiqem nga posti i Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, në vetë përfundimin e mandatit me qëllim të përkushtimit më të lartë në punë profesionale. Dorëheqja shpresoj të ndikoj në vetëdijësimin e shoqërisë për funksionalizim të mëtejmë. Gjatë kësaj kohe u ndesha me shumë veprime institucionale dhe joinstitucionale të cilat duhen ndërruar si: jofunksionalitet i duhur (ligjor etj..), neglizhencë, manipulime, kapje, interpretime të shtrembëruara etj.. Po ashtu, disa herë nuk ka qenë në nivelin e duhur edhe mbështetja dhe koordinimi i veprimeve nga strukturat hierarkike, me përjashtime”, thuhet në reagimin e tij.

Kamberi i ka renditur disa prej arritjeve brenda Klinikës së Kardiologjië, duke përmendur riorganizimin e saj, themelimin e Elektrofiziologjisë, korrigjimin e defekteve interatriale dhe përkujdesin e shtuar në edukimin e kuadrove të reja.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker