Jasharaj për pagat: Është fushatë, ngritja e tillë e papranueshme
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rahman Jasharaj ka komentuar rritjen e paralajmëruar të pagave për mësimdhënësit dhe shërbyesit tjerë civilë.
Jasharaj ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme pasi që sipas tij rritje kanë kërkuar që nga muaji shtator.
“Sa i takon rritjes, ne nuk kemi kurrgjë zyrtare, mirëpo kemi insistuar nga zotëri Kurti dhe Murati që ngritja të jetë në shtatorin që iku, të jetë së paku në këtë tetor dhe të jetë së paku 30%. Sepse ngritjet që u bënë në fillim të këtij viti nga 105-110 ishin ironike, ngase në arsimin parauniversitar siguruan një rritje 28 euro dhe unë po them njeriu turpnohet me i kallëzu një shteti fqinj sepse një pjesë të shteteve nuk i kemi fort miq. E çka don me i thanë dikujt na e rriti shteti 28 euro pagën, kur në shtetet tjera ka arrit te 900 e te 1 mijëshi. Kjo rritja në janar e ato janë sikur në Pejë që janë do fjalë “a po m’i jep do sende veresi”. Në janar çkado që bëhet është fushatë dhe një ngritje e tillë tash me shku me 50 euro me 20 euro është jo e pranueshme për ne”, ka thënë Jasharaj në takimin diskutues të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ku u publikua raporti “Mungesa e Kontratave Kolektive – Dështimi për të siguruar dialog social dhe mbrojtje kolektive të punëtorëve”.
Ai ka shtuar se do të insistojnë që për rritje së paku deri në 30%./21Media