Jandrokoviq mesazh Maqedonisë së Veriut: Pavarësisht pengesave, anëtarësimi në BE ia vlen

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, në konferencën e sotme të përbashkët për media me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, tha se pa marrë parasysh pengesave, ia vlen anëtarësimi në Bashkimin Europian, shkruan TV21.

Ai shtoi se në kohë kur gjendja globale nuk është pozitive, është mirë që ë ndërtohen miqësi.

“Pavarësisht problemeve, pavarësisht vështirësive, por edhe pengesave që shpesh janë të padrejta, ia vlen të hyni në procesin e negociatave dhe transformimit të shoqërisë. Sa i përket situatës globale të gjithë e dimë që nuk është pozitive, që zhvillimet janë të tilla që nuk e dimë se çfarë do të ndodhë ditëve, muajve, viteve të ardhshme. Për këtë arsye është me rëndësi të kemi miq dhe partnerë. Ky është edhe qëllimi i vizitës sime këtu, që në rrethana të komplikuara ndërkombëtare, të zhvillojmë miqësinë, partneriteti, për të mirën e qytetarëve tanë. Dhe mund të konfirmojë fjalët e kryetarit Gashi, Kroacia është mbështetëse e fuqishme e rrugëtimit të Maqedonisë në anëtarësimin e plotë në BE”, tha Jandrokoviq. /TV21

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker