Jakup Krasniqi feston ditëlindjen, vajza e tij me dedikim emocionues

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen e 72-të.

Kjo është ditëlindja e tretë që Krasniqi e pret në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Me këtë rast vajza e tij, Gresa e ka uruar babain me një urim emocionues, teksa ka shkruar se Krasniqi përpos dekadës së parë, të tjerat ia dha atdheut.

“Sot feston 72 vite jetë, kjo bëhet ditëlindja e tretë larg nesh. Këto 72 vite jetë, vetëm dekada e parë ishte e jotja, të tjerat ja fale atdheut, ja fale Kosovës. Të të uroj shëndet me duket pak, meriton më shumë. Meriton lirinë që ta mohuan dy herë padrejtësisht! Babi im, jetofsh sa malet e Shqipnis! Familjarë e miq, urime ky vit i ri! Gëzuar!”, ka shkruar Gresa në Facebook./21Media

Lajmet Jakup Krasniqi feston ditëlindjen, vajza e tij me dedikim emocionues first appeared on RTV21.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!