​Jackson e Palmer i sigurojnë fitore Chelseat për pozitën e katërt në Premier Ligë

Skuadra Chelsea arriti fitoren e katërt në edicionin e ri në Premier Ligë pasi mposhti Newcastle United sot në Londër me rezultatin 2:1.

Nicolas Jackson solli “të kaltrit” në epërsi me golin e shënuar në minutën e 20-të, pasi në minutën e katërt u anulua një penallti e akorduar për skuadrën vendëse, pas shikimit të VAR-it. Mysafirët barazuan shifrat përmes Alexandar Isak në minutën e 32-të, pas asistimit të Lewis Hall.

Në pjesën e dytë skuadra vendëse erdhi shpejt te goli i dytë përmes Cole Palmer në minutën e 47-të për rezultatin 2:1, i cili njëherësh ishte edhe epilogu i takimit që i siguron Chelsea pozitën e katërt në tabelë me 17 pikë, po aq sa ka edhe Arsenal një pozitë më poshtë, por me gol-diferencë më të dobët dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshja në “Stamford Bridge” ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së 9-të. Sot gjatë ditës janë zhvilluar edhe takimet e tjera përmbyllëse të kësaj xhiroje, në të cilat Crystal Palace ishte më i mirë si vendës ndaj Tottenham duke e mposhtur me rezultatin 2:1, ndërsa West Ham United nxori tri pikë ndaj Manchester United duke fituar 1:0. Arsenal dhe Liverpool luajnë sonte më vonë.

Manchester City prin në tabelë me 23 pikë, dy më shumë se Liverpool, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Në fundin e tabelës renditen skuadrat që ende nuk kanë shijuar fitoren – Ipswich Town (18) katër pikë, Wolves (19) dy pikë dhe Southampton (20) me vetëm një pikë.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker