Ja kur e mban PDK konventën e përgjithshme, ky është kandidati për kryetar

Partia Demokratike e Kosovës më 21 qershor do të organizojë konventën e përgjithshme.
Sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku tha se i vetmi kandidat për kryetar është Memli Krasniqi. Sipas saj, kjo është një shenjë e qartë e besimit dhe vizionit të tij, raporton KosovaPress.
“Kam kënaqësinë qe sot të ndajë një lajm. Më 21 qershor, PDK do të organizojë konventën e përgjithshme, e cila ka karakter zgjedhor. Një ngjarje që për neve nuk është vetëm statutor, por moment i rëndësishëm për te konsoliduar vizionin e ri dhe për të nisur fazën tjetër për Kosovën”, tha ajo në një konferencë për media.