Izraeli vret 15 anëtarët e familjes palestineze, mes tyre 9 fëmijë
Ushtria izraelite bombardoi një magazinë, duke vrarë 15 anëtarë të një familjeje, përfshirë nëntë fëmijë.
Zëdhënësi i mbrojtjes civile në Gaza, Mahmoud Basal, tha të shtunën se 15 persona të vrarë në sulmin e natës ishin anëtarë të familjes Ajlah, me tre gra në mesin e të vdekurve.
“Një zjarr masiv shpërtheu, duke djegur gjithçka në magazinë pasi fëmijët u vranë. Përpjekjet e shpëtimit janë ende duke vazhduar për të gjetur më shumë trupa“, tha ai.
“Ka një nivel të madh zhgënjimi dhe pikëllimi. Trupat tani janë duke u rreshtuar në morgun e spitalit Al-Aksa, ndërsa familja bëhet gati për t’i varrosur”.
Sulmi ndodhi pasi ndërmjetësit ndërkombëtarë – Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti – përfunduan negociatat e armëpushimit në Doha të premten, të cilat i përshkruan si “serioze dhe konstruktive”, me qëllim përfundimin e luftës dhe lirimin e robërve izraelitë në Gaza.
Lajmet Izraeli vret 15 anëtarët e familjes palestineze, mes tyre 9 fëmijë >> Rahoveci INFO.