Izraeli reagon pas presionit të SHBA, Netanyahu takim urgjent për rritjen e ndihmave në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një takim urgjent për rritjen e ndihmës për Gazën, thonë tre zyrtarë që morën pjesë, me ndihma që ka gjasa të rritet së shpejti.

Një zyrtar i katërt izraelit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kabineti i sigurisë së kryeministrit pritej të diskutonte më tej këtë çështje të dielën.

Izraeli ka qenë nën presionin e Shteteve të Bashkuara – të cilat i dhanë 30 ditë për të përmirësuar situatën humanitare në enklavë – dhe vende të tjera për të rritur rrjedhën e ndihmave në Gaza për popullsinë e saj civile.

Më herët, ambasadori izraelit në OKB tha se Izraeli “po e vërshonte Gazën me sa më shumë ndihma humanitare”, por që Hamasi po e vidhte dhe rrëmbente vazhdimisht atë.

Lajmet Izraeli reagon pas presionit të SHBA, Netanyahu takim urgjent për rritjen e ndihmave në Gaza >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker