Izraeli: Nuk do të godasim objektet bërthamore apo rezervat iraniane të naftës

Administrata e Presidentit Biden beson se ka marrë garanci nga Izraeli se nuk do të godasë objektet bërthamore iraniane apo të naftës, ndërsa ka në plan të kundërpërgjigjet pas sulmit iranian me raketa në fillim të muajit, thanë të martën dy zyrtarë amerikanë.

Qeveria amerikane beson gjithashtu se dërgimi në Izrael i një sistemi të mbrojtjes ajrore dhe rreth 100 ushtarëve për ta operuar atë, ka lehtësuar disa nga shqetësimet izraelite lidhur me një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani si dhe çështje të tjera të sigurisë.

Pentagoni njoftoi të dielën vendosjen e sistemit THAAD për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të Izraelit pas sulmeve të Iranit kundër Izraelit me raketa balistike në prill dhe tetor, duke thënë se autorizimi kishte ardhur nga Presidenti Joe Biden.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë të cilët folën në kushte anonime, paralajmëruan se garancitë e Izraelit nuk janë të hekurta dhe se rrethanat mund të ndryshojnë.

Zyrtarët vunë në dukje gjithashtu se Izraeli në të kaluarën nuk i ka përmbushur gjithmonë të gjitha premtimet, duke ndjekur politikën e brendshme izraelite që ka rënë ndesh me pritshmërinë e Uashingtonit.

Rasti më i fundit ishte muaji i kaluar, kur zyrtarëve amerikanë iu tha nga homologët izraelitë se Kryeministri Benjamin Netanyahu do të mirëpriste një nismë amerikano-franceze për një armëpushim të përkohshëm në Liban. Por Izraeli ndërmori një sulm ajror masiv duke eliminuar shefin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dy ditë më vonë.

Lajmet Izraeli: Nuk do të godasim objektet bërthamore apo rezervat iraniane të naftës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker