Izraeli 11 sulme gjatë natës në Bejrut: Shënjestruam Hezbollahun
Ushtria izraelite ka kryer 11 sulme ajrore në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA, numri i sulmeve ajrore nga avionët luftarakë izraelitë në Bejrut mbrëmje ka arritur në 11.
Raportohet se degët e institucionit Karz-ı Hasen të Hezbollahut janë shënjestruar në jug të Bejrutit dhe se një nga sulmet ajrore izraelite është kryer në degën Karz-ı Hasen pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Rafik Hariri”.
Theksohet se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan edhe degët e institucionit Karz-ı Hasen në provincën Nabatieh në jug dhe rajonin Bekaa në lindje dhe se disa punonjës të kujdesit shëndetësor janë plagosur si pasojë e shënjestrës së një ambulance në qytetin jugor Sur.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në deklaratën e tij në rrjetet sociale tha se ushtria do të sulmojë degët e institucionit Karz-i Hasen me arsyetimin se ato financojnë aktivitetet e Hezbollahut kundër Izraelit.
Lajmet Izraeli 11 sulme gjatë natës në Bejrut: Shënjestruam Hezbollahun >> Rahoveci INFO.