“Ishte në vendin e gabuar, në momentin e gabuar”/ Detaje nga vrasja e 19-vjeçarit në Fier, kolegët e të riut: E kishim si vëlla

Kolegë të 19-vjeçarit Grei Bihuci, i cili mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta duke u qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muca, janë ndalur ditën e sotme pranë vendit ku Grei mbeti i plagosur duke vendosur buqeta me lule, e duke ndezur qirinj pranë fotografisë së tij, për ta përcjellë më pas për në banesën e fundit.

Menaxheri i pastiçerisë ku punonte Romeo Dervishi tregon mes tronditjes se 19-vjeçari ka qenë në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar të riun që humbi jetën si një djalë me të gjitha vlerat më të larta njerëzore, humbja e të cilit do tu krijojë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm. Sot familja e 19-vjeçarit ka hapur dyert e mortit ndërsa dhimbja që vdekja e tij la pas ka lënë të pikëlluar të gjithë komunitetin fierak.

Djalë i dashur me të gjithë ne. Nuk ishte vetëm shok dhe koleg, por ishte vëllai ynë. Na thërriste motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krahë.

Më vjen shumë keq. Nuk ka për t’u harruar kurrë. Më vjen shumë keq për nënë dhe motrat e tij. Grei ke për të mbetur gjithmonë në zemrat tona”, është shprehur një prej kolegeve të tij.

Lajmet “Ishte në vendin e gabuar, në momentin e gabuar”/ Detaje nga vrasja e 19-vjeçarit në Fier, kolegët e të riut: E kishim si vëlla >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>