Ishte aktori kryesor në fitoren e Lille, Zhegrova vlerësohet lartë nga “SofaScore”

Edon Zhegrova është padyshim njeriu i momentit te Lille, teksa me dopietën në ndeshjen direkte ndaj Lens, i dha skuadrës së tij tri pikë mjaft të rëndësishme.

Sulmuesi dardan shënoi nga një gol për çdo pjesë ndaj Lensit dhe tashmë Lille e sheh veten në zonën Champions të renditjes, pozitë të cilën dëshiron ta mbajë deri në fund të sezonit.

Me lojën e bërë, Zhegrova u vlerësua me notën e lartë 8.2 nga sajti i specializuar “SofaScore”.

Natyrisht peshojnë dy golat, por edhe shumë momente interesante që 25-vjeçari krijoi gjatë qëndrimit në fushë për 77 minuta.

Edon Zhegrova ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kampionat këtë sezon me Lille, teksa performanca e tij gjithnjë e në rritje po bie në sy edhe të klubeve të më mëdha europiane.

Lajmet Ishte aktori kryesor në fitoren e Lille, Zhegrova vlerësohet lartë nga “SofaScore” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>