Ish-portieri i Argjentinës: Nuk më pëlqen Messi, Ronaldo është më i mirë

I pyetur se kush është lojtari më i mirë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ish-portieri i Argjentinës, Hugo Orlando Gatti, pohoi se ylli portugez është lojtari më i mirë në botë.
“Nuk më pëlqen Lionel Messi. Cristiano Ronaldo është një fenomen dhe është më i mirë se Messi. Ronaldo ka luajtur në skuadrat më të mira në botë. Cristiano duket si një 20-vjeçar fizikisht” , ka thënë Gatti.
80-vjeçari Gatti gjithë karrierën e ka kaluar në Argjentinë.
Ka luajtur për Boca Juniorsin, Union Santan, Gimnasian, River Platen dhe Atlantan.
Me Përfaqësuesen e Argjentinës ka luajtur vetëm 18 ndeshje.
Rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos në dekadën e fundit ka qenë shumë i madh.
Shumë tifoz të futbollit kanë mendime të ndryshme lidhur me rivalitetin mes Messit dhe Ronaldos.
Madridin dhe kur Messi luante për Barcelonën.
Të dy futbollistët kanë karrierë të jashtëzakonshme.